Në themel të suksesit të LLAZO qëndron një grup udhëheqësish me përvojë të thellë në inxhinieri, menaxhim dhe zhvillim projektesh të mëdha. Që nga drejtimi strategjik deri te menaxhimi i përditshëm, liderët tanë sigurojnë planifikim të strukturuar, organizim efikas dhe zbatim të standardeve të larta teknike në çdo fushë të aktivitetit.
Ekipi drejtues udhëhiqet nga Bordi Drejtues, i përbërë nga profesionistë me ekspertizë të njohur ndërkombëtare dhe lokale:
Administrator
Aldi Llazi
Aldi është një nga aksionerët e shoqërise dhe mban aktualisht pozicionin e administratorit të shoqërisë. Ai vjen në këtë detyrë pasi ka mbajtur fillimisht pozicionin e asistentit personal të administratorit për një periudhë mbi 8 vjecare, duke mbuluar investimet për zhvillimin e teknologjise, tenderimet, shitjet, dhe prokurimet. Gjithashtu ai ka qene përgjegjës për koordinimin e punëve me projektuesit për pronat që LLAZO kishtë në kontratë për zhvillim. Aldi është diplomuar me rezultate shkëlqyera nga University College London (UCL) në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një MSc në inxhinieri civile po nga ky universitet. Përvec fokusit në zgjerimin e shërbimeve si një kontraktor i përgjithshëm, Aldi ka përqëndruar fokusin aktual të shoqërisë drejt zhvillimit të shërbimeve specialiste dhe inovatore.
Drejtor administrate
Anea Llazi
Anea është një nga aksionerët e shoqërisë. Ai ka një formim akademik në arkitekturë dhe mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të administratës dhe shërbimeve mbështetëse. Anea është angazhuar në stafin e LLAZO mbi 14vjet më parë dhe ka ngjitur të gjitha shkallët hierakike. Ai njeh shumë mirë të gjithë strukturat dhe mekanizmat funksionale të shoqërisë dhe koordinon shërbimet nga furnitori tek klienti më fundor.
Drejtor teknik
Kostaq Minxuri
Kosta është transferuar tek LLAZO në vitin 2018 për të mbajtur pozicionin e drejtorit të përgjithshëm teknik. Ai është diplomuar në inxhinieri ndërtimi dhe ka një eksperiecë pune mbi 40vjecare. Më përpara ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit Teknik në disa shoqërine të sukseshme shqiptare dhe ka drejtuar vepra madhore inxhinierike, sic Bypass Plepa-Kavaje, Rruga Korcë-Qafë Plloc, ura e varur në Pëllumbar Përmet, ura mbi lumin Drino apo dhjetra objekte civile në Tirane dhe Durres. Kosta është angazhuar drëjtpërdrejtë në koordinimin e punëve në kantiere, monitorimin e kostove dhe zgjidhjve teknike. Ai gjithashtu kujdeset për zhvillimin e metodologjive të reja ndërtimore.
Drejtor finance
Arjola Koxha
Ariola ka një eksperiene pune mbi 10 vjecare pranë LLAZO. Ajo është diplomuar në degën financës dhe mban titullin kontabël i miratuar. Ariola vazhdimisht zhvillon dhe menaxhon proceset për mirëmenaxhimin financiar ndërkohë që shoqëria angazhohet në marrëdhenie të ndryshme tregtare dhe ofron një diversitet produktesh dhe shërbimesh. Ajo kujdeset për përmiresimin e vazhdueshëm të rentabilitetit, duke i kushtuar rëndësi të vecantë fluksit të parasë, monitorimit dhe menaxhimit e hapësirave për uljen e kostove operative.
Jeni gati për sfidën tuaj të ardhshme?
Tek LLAZO, besojmë se suksesin e ndërtuam së bashku. Ne jemi një kompani inovative dhe dinamike, ku çdo projekt, çdo ide dhe çdo iniciativë ka ndikim. Nëse dëshironi të filloni karrierën tuaj, të zhvilloni aftësitë tuaja profesionale ose të sillni eksperiencën tuaj në sfida të reja, ne ju ofrojmë një mjedis ku mund të rriteni, të mësoni dhe të bëni ndryshimin. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një ekipi që aspiron për shkëlqim dhe përmbush vizionin e të ardhmes së ndërtimit.