Quick contact info

Introducing a truly professional WordPress theme built to last! We developed Wilmër for all construction & architecture sites.

icon_widget_image Monday-Friday: 9am to 5pm; Satuday: 10ap to 2pm icon_widget_image 7300-7398 Colonial Rd, Brooklyn, NY 11209, USA icon_widget_image + (123) 1234-567-8900 + (123) 1234-567-8901 icon_widget_image wilmer@qodeinteractive.com wilmer2@qodeinteractive.com
Image Alt

YDA Group-Ndertimi Spitali Rajonal Memorial Fier

YDA Group-Ndertimi Spitali Rajonal Memorial Fier

Përshkrimi i Projektit

 Gjatë vitit 2021 LLAZO shpk u përzgjodh fituese nga kompani turke YDA Group për nenkontraktimin e punimeve per ndërtimin e objektit “Ndertimi Spitali Rajonal Memorial Fier”. LLAZO tejkaloi pritshmerite e klienteit bazuar ne kriteret e cmimit, kohezgjatjes se punimeve, ekipit drejtues.  Projekti ishte mjaft sfidues lidhur me afatin shumë të shkurtër për përfundimin e punimeve, një projekt për tu realizuar në kohë rekord si angazhim I qeverisë së republikës së Tuqisë lidhur me përgjigjen e nevojave shkaktuar nga pandemia covid-19.

Fillimi i punimeve ishtë në një periudhë aspak të volitshme klimaterike, filluan punimet në muajin Janar, në një muaj mjaft të lageshtëpër të realizuar punime në një zone me gjeologji argjilore sic është fusha e Myzeqese.

Përgjatë zbatimit ndeshëm një sërë problematikash lidhur me aksesin shumë te limituar, një rruge e ngushtë me shumë kufizim për manovrimin e makinerive të rënda apo, vendosjen në kuotë të ulët të linjave të tensionit të ulët dhe mesëm.
Për realizimin brenda afatit të përcaktuar, ne mobilizuam numrin e nevojshëm të makinerive, makineri me karakteristika specifike për të punuar në kushte aq të vështira.
I gjithë projekti u realizua në një trysni të jashtëzakonshme kohore, cilësore dhe të motit, ku duhej bëre gjithcka ishte e mundur për të mos patur cedime në cilësi, pasi ribërja e punimeve do të ndikontë në gjithë zinxhirin e punimeve në vazhdim, të cilat ishin llogaritur në saktësi ditore.
LLAZO punoi me 3 turne për 24 ore, në fazen e parë në germimin dhe largimin e shtresës vegjetale dhe mbushjen e sheshit të ndërtimit me material të sjelle nga guroret 50km larg. U realizua e gjithë paketa e shtresave, mbushje me cakull minash, mbushje me cakëll të fraksionuar, shtrese stabilizant.

Të gjitha rezultatet laboratorike, kontrolli ngjeshjës së tabanit, shtresave të cilat  rezultuan konform specifikimeve teknike dhe KTZ dhe KTP.

Projekti padyshim solli një sërë benefitesh për gjithë rajonin, ku ofrohet një shërbim spitalor modern, me gjithë pajisjet e fjalës së fundit.


Fakte rreth projekti
·        Mbi 25’000 m3 dhe i germuar edhe transportuar ne venddepozitimin përkatës.
·        Mbi 30’000 m3 material shkëmbor i transportuar dhe I vendosur në vepër
·        Mbi 300 t hekur armimi I vendosur në veper
·        Mbi 5000  m3 betone të  vendosura në vepër

Project Info

Date: