Përshkrimi i Projektit
Gjatë vitit 2023, Bashkia Lushnje ndërmori projektin për ndërtimin e varrezave të reja në lagjen “Çlirimi”, Njësia Administrative Nr.1, si një nevojë emergjente për zgjerimin dhe sistemimin e infrastrukturës funerare të qytetit. Në këtë procedurë publike fituese u zgjodh kompania “LLAZO” sh.p.k. Objekti përfshinte një gamë të gjerë punimesh ndërtimore dhe infrastrukturore, që përfshinin rrethimin e territorit, ndërtimin e shesheve, parkimeve, rrugëve të brendshme dhe kanalizimeve për ujërat e bardha.
Zona për ndërtim kishte një sipërfaqe të konsiderueshme me terren të ndryshëm, dhe ndërhyrjet u planifikuan për të garantuar qasje të organizuar, akses të sigurt dhe kushte teknike të përhershme për funksionin e saj.
Punimet kryesore të realizuara përfshinë:
- Ndërtimin e rrethimit perimetral me gjatësi mbi 100 ml, i realizuar me mur tullash dhe beton të armuar, si dhe breza dhe kolona strukturore sipas standardeve të zbatueshme.
- Sistemimin dhe ndërtimin e shesheve dhe hapësirave të parkimit, duke përfshirë kasonetim, shtrese çakelli, stabilizant dhe punime asfaltimi.
- Ndërtimin e rrugës kryesore “Allprenaj (Devijimi)” me gjatësi mbi 200 ml, me mbushje rrugore, bordura, trotuare dhe shtresa asfaltike për siguri dhe funksionalitet maksimal.
- Realizimin e rrugëve të brendshme dhe perimetrale për blloqet e varrezave.
- Punime të kanalizimit të ujërave të bardha, duke përfshirë gërmime, shtresa mbështetëse me çakull e beton, vendosje tubacionesh HDPE dhe PVC, puseta betoni dhe tombino.
Në kuadër të ndërhyrjes u realizuan:
- Mbi 10,000 m³ gërmime dhe transport dheu,
- Mbi 9,000 m³ mbushje me cakull dhe gur gurore të përhapur e ngjeshur me makineri,
- Rreth 480 m³ beton, për trotuare, kuneta dhe bordura dhe rreth 340 m³ butobeton për muret sipas standartave dhe specifikimeve të projektit,
- Rreth 6 ton hekur periodik për armim,
- Mbi 1,100 m² sipërfaqe me shtresë asfalti,
- 220 ml bordura dhe 200 m² trotuarë me pllaka granili.
Një pjesë thelbësore e ndërhyrjes ishin gjithashtu elementët e sinjalistikës rrugore dhe sistemet mbrojtëse për siguri e qartësi në qarkullim, të cilat përfshinin tabela orientuese dhe vijezime me bojë.
Projekti u realizua në përputhje me të gjitha standardet teknike dhe urbanistike, dhe paraqet një kontribut të qëndrueshëm për infrastrukturën publike të qytetit të Lushnjes.