Përshkrimi i Projektit
Gjatë vitit 2024, kompania LLAZO shpk u angazhua në ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT), një objekt me rëndësi strategjike për infrastrukturën rrugore të vendit. Projekti bën pjesë në kuadër të programit kombëtar për modernizimin e menaxhimit të trafikut rrugor, financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare, dhe i zbatuar nën drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Ndërtesa e Qendres Kombetare te Monitorimit te Trafikut (QKMT) është projektuar si një qendër e integruar, teknologjikisht e avancuar, me funksionin e monitorimit, analizës dhe koordinimit të trafikut në rrjetin kombëtar. Objekti përfshin hapësira të dedikuara për monitorim, serverë, kontroll, administratë, call center, emergjenca, dhoma teknike dhe ambiente shërbimi. Sipërfaqja totale e ndërtimit arrin mbi 1700 m², e shtrirë në katet -1 deri në +2.
Sfida kryesore e këtij projekti ishte ndërhyrja në një truall të urbanizuar, me struktura të amortizuara, që kërkonte pastrim dhe prishje të kujdesshme në përputhje me standardet e mbrojtjes mjedisore dhe sigurisë. U realizuan një sërë punimesh të avancuara konstruktive dhe teknike.
Qendra është ndërtuar për të menaxhuar në mënyrë efikase monitorimin e 200 km rrugë në fazën e parë, me kapacitete zgjerimi deri në 4000 km, duke përfshirë trafikun, incidentet, sigurinë rrugore dhe koordinimin ndërinstitucional.
Për realizimin e punimeve u përdorën:
- Mbi 700 m³ beton per strukturen e objektit
- Rreth 100 ton hekur armature
- Mbi 13 ton konstruksione metalike dhe rreth 280 m² mbulim me panele sandwich
- Sisteme per ventilimin dhe kondicionimin e objektit sipas standarteve europiane