Gjatë vitit 2021 LLAZO shpk nënshkroi një kontrata nënsipërmarrje me kompanine Gener 2 për nënkontraktimin e punimeve për ndërtimin e objektit “Furnizimi me uje i fshatrave Vertop, Bregas, Fushe Peshtan dhe Vodice, Rikonstruksioni I vepres se marrjes,depos se Policanit dhe depos se Plires,Bashkia Polican ”.
Ky projekt i mundësoi zgjidhje afatgjatë për furnizimin me ujë të qytetit të Policanit dhe të disa fshatrave. Projekti përfshinte gjithë linjën e dërgimit nga vepra e marrrjes në Bogovë deri tek depo kryesore e qyteti dhe me pas dergimin në dy depot e reja në Vërtop dhe Hoxhaj, të cilat nëpërmjet nëprmjet rrjetit të ri të shpërndarjes furnizojnë Vertop, Bregas, Fushe Peshtan dhe Vodice. E gjitha skema e furnizimit ishte projektuar e tillë që furnizimi dhe shperndarja e ujit të bëhej me gravitet, duke ulur pothuajse zero kostot për energji elektrike. Është realizuar rikonstruksioni i aseteve vendrojeve, depove ekzistuese, jane vendosur hidrante në secilin fshat.
Punimet janë realizuar në kushte tepër të vështira logjistike, me sfida të jashtëzakonshme që varionin nga kryerja e gërmimeve në pjerrësi mbi 35°, tëk ngjitja e materialeve ndërtimorë me kafshë, tek instalimin e tubacionit në rrugë me qarkullim të madh mjetesh me nevojen e menaxhimit intesiv të trafikut, me prezencë të lartë riskut të rreshqitjeve dherave, hapjen e rrugëve të reja aksesit, kalimi i disa përrenjeve apo lumit.