Kultura e LLAZO-s është forca që udhëheq çdo aspekt të organizatës dhe reflekton parimet tona themelore të sjelljes dhe performancës. Ajo përmbledh standardet që ne ndjekim, mënyrën se si bashkëpunojmë dhe aspiratat që na orientojnë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në secilin projekt.
Në thelb të kulturës sonë qëndron një bindje e përbashkët në vizionin e kompanisë, e cila i mundëson ekipit të shohë përtej sfidave të menjëhershme dhe të kërkojë vazhdimisht mënyra për t’u përmirësuar, duke promovuar një mjedis pune të sigurt, të shëndetshëm dhe përgjegjës ndaj komunitetit dhe mjedisit
Kultura Dhe Vlerat
Kultura dhe Vizioni
Kultura e LLAZO përbën themelin që bashkon të gjitha aktivitetet tona, duke reflektuar parimet, mënyrën si veprojmë dhe ambicien tonë si organizatë. Besimi i përbashkët në vizionin e kompanisë nxit një qasje proaktive dhe vëmendje ndaj çdo detaji, duke garantuar realizimin me sukses të çdo projekti. Ne angazhohemi vazhdimisht për përmirësim, duke promovuar një mjedis pune të sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Bashkëpunimi me Klientët dhe Partnerët
Në LLAZO, ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe afatgjata, të bazuara në besim dhe sukses të përbashkët. Qasja jonë është fleksibël dhe e orientuar ndaj klientit, duke ofruar shërbime të thjeshta, efikase dhe mbështetëse, gjithmonë në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë e partnerëve tanë.
Partnerët
Partnerët tanë përbëjnë një element thelbësor të suksesit tonë, duke përfshirë institucione qeveritare, organizata mjedisore dhe të mbrojtjes së biodiversitetit, si dhe furnizues, konsulentë dhe komunitetin ku operojmë. Ne ndërtojmë bashkëpunime të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, të bazuara në besim, transparencë dhe vlera të përbashkëta.
Komunikimi dhe Grupet e Punës
Suksesi ynë buron nga puna në skuadër dhe komunikimi i hapur. Në LLAZO, inkurajojmë shkëmbimin e ideve, iniciativën dhe zgjidhjen e sfidave në mënyrë bashkëpunuese. Si ekip, përqendrohemi në përmirësim të vazhdueshëm dhe udhëheqje të inovacionit në industrinë e ndërtimit, duke vendosur standarde të reja të cilësisë dhe efikasitetit.
Njerëzit
Tek LLAZO, njerëzit janë forca jonë më e madhe. Ne tërheqim dhe ruajmë talentet më të mira duke ofruar mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi karriere. Punonjësit fuqizohen për të jetuar vizionin dhe strategjinë e kompanisë, me akses tek teknologjitë, informacioni dhe burimet më të fundit. Ne promovojmë një mjedis pune gjithëpërfshirës, inovativ dhe krijues, ku diversiteti dhe ekselenca vlerësohen dhe inkurajohen.
Etika
Integriteti i pa kompromis, sinqeriteti dhe drejtësia janë themeli i çdo vendimi dhe veprimi në LLAZO. Ne veprojmë me përgjegjësi dhe transparencë në çdo aspekt të biznesit, duke siguruar që marrëdhëniet me klientët, partnerët dhe punonjësit të mbeten të bazuara në besim dhe profesionalizëm. Kjo përkushtim ndaj standardeve të larta etike udhëheq çdo projekt dhe vendim, duke forcuar reputacionin tonë si një kompani e besueshme dhe e respektuar në industrinë e ndërtimit.
Shënderti Dhe Siguria
Në LLAZO, përkushtimi ynë ndaj shëndetit dhe sigurisë është absolut. Qëllimi ynë është eliminimi i çdo aksidenti, nga incidentet më serioze deri tek ato të vogla që mund të ndikojnë në sigurinë minimale. Ky standard arrihet përmes ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, zbatimit rigoroz dhe respektimit të rregulloreve më të larta të ndërtimit, duke garantuar një mjedis pune të sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë punonjësit dhe partnerët tanë.