Përshkrimi i Projektit
Llazo u përzgjodh si kontaktori fitues për ndërtimin e godinës numër 2 me efiçensë energjitike në qytetin e Korçës nga tenderi i zhvilluar nga Enti Kombëtar i Banesave. Megjithëse kontrata u nënshkrua në 08/2016, ngritja e kantierit dhe fillimi i punimeve u realizua në mars të 2017 si pasojë e procedurës së tejzgjatur të pajisjes së EKB me leje ndërtimi. Përgjatë këtij 1 viti u krye edhe negocimi i punimeve shtesë të nevojshme siç ishte realizimi i pilotave për të shmangur çedimin e pallatit të vjetër ekzistues shumë pranë atij të riut. Sfida e vërtetë filloi në muajin nëntor me fillimim e ngricave në Korçë, të cilat u bënë pengesë për fillimin e punimeve.
Përfitime dhe Fakte
Nga ky projekt përfituan rreth 56 familje të cilat do të marrin në dorëzim apartamente sociale, realizuar në një cilësi shumë të lartë për sa i përket termoizolimit. Do të ketë rreth 7 njësi shërbimi dhe 20 vende parkimi. Gjithashtu ky projekt ndikoi pozitivisht në rivitalizimim e një lagje e cila ishte e dorës së dytë.
– Mbi 450 ditë pune.
– Mbi 50 punonjës të përditshem në kantier.
– Mbi 4000 m3 beton dhe mbi 400t hekur armini.
– Mbi 7000 m3 dhera të gërmuar dhe transportuar në vend depozitimin përkatës.
– Mbi 1500 m2 vetrata xhami.
– Mbi 5000 m2 veshje termoizoluese t=15cm.
– Mbi 17000 m2 suvatime dhe lyerje te brendshme.
– Sistem të kompletuar të mbrojtjes nga zjarri, me një pompë elektrike dhe diesel.
Sfidat
– Klimaterike