Quick contact info

Introducing a truly professional WordPress theme built to last! We developed Wilmër for all construction & architecture sites.

icon_widget_image Monday-Friday: 9am to 5pm; Satuday: 10ap to 2pm icon_widget_image 7300-7398 Colonial Rd, Brooklyn, NY 11209, USA icon_widget_image + (123) 1234-567-8900 + (123) 1234-567-8901 icon_widget_image wilmer@qodeinteractive.com wilmer2@qodeinteractive.com
Image Alt

Bashkia Lushnje-Sistemim dhe Asfaltim i rrugëve në fshatin Toshkëz

Bashkia Lushnje-Sistemim dhe Asfaltim i rrugëve në fshatin Toshkëz

Informacion i mëtejshëm

Gjatë vitit 2019 LLAZO shpk u përzgjodh fitues nga Bashkia Lushnje për sistemim dhe asfaltim te rrugës Toshkëz, projekt me gjatësi lineare prej 2000 m, I cili përfshinte zgjerimin, riveshjen e kanaleve vaditëse, ndërtimin e veprave te artit dhe ndricimin e zonës urbane.
Për realizimin me cilësi të punimeve dhe brenda afatit të përcaktuar, ne mobilizuam numrin e nevojshëm të makinerive, makineri me karakteristika specifike për të punuar në kushte aq të vështira, të cilat shoqeroheshin gjithashtu edhe me volum të reduktuar punimesh, specialist dhe staf drejtues të cilët zbatuan të gjitha standartet kushtet teknike dhe teknologjinë e zbatimit për kryerjen e punimeve në objekt.U realizua e gjithë paketa e shtresave, mbushje me cakull mobil, stabilizant, binder dhe asfaltobeton. Mbi 3,000 m3 cakell makineri është funrizuar nga karriera e Ures Vajgurore, mbi 300 m3 betone janë transportuar në kantier, të cilat janë përdorur për veshjen e kanaleve, mbi 70,000 m2 asfaltime janë realizuar në total.

Një punë shumë e rëndësishmë është bërë edhe me drenazhimin e kësaj rruge, të cilat kanë konstistuar në:
· Punime dheu për largimin e ujrave siperfaqesore të cilat përfshijnë: kanalet e zakonshme, kanalet e veshura, kunetat, urat, tombinot etj,
· Punime për largimin e ujrave nëntokesore, të cilat përfshijnë tipet e ndryshme të drenazheve në varësi te vëndodhjes së ujrave të sipërpërmendur, të cilët janë si përgjatë rrugës ashtu dhe tërthor saj.

Të gjitha rezultatet laboratorike, kontrolli ngjeshjës së tabanit, shtresave, betonit dhe asfaltobetoneve rezuluan konform specifikimeve teknike te KTZ dhe KTP.

Përfitime dhe Fakte

Projekti padyshim solli një sërë benefitesh për gjithë komunitetin:
· Rriti vleren e zones
· Sigurinë
· Përmiresoi ndjeshëm cilësinë e jetës së komunitetit përreth tij.

Sfidat

Përgjatë zbatimit ndeshëm një sërë problematikash lidhur me aksesin shumë te limituar, një rruge e ngushtë me shumë kufizim për manovrimin e makinerive të rënda apo vendosjen në kuotë të ulët të linjave të tensionit të ulët dhe mesëm.

Project Info

Date: