Quick contact info

Introducing a truly professional WordPress theme built to last! We developed Wilmër for all construction & architecture sites.

icon_widget_image Monday-Friday: 9am to 5pm; Satuday: 10ap to 2pm icon_widget_image 7300-7398 Colonial Rd, Brooklyn, NY 11209, USA icon_widget_image + (123) 1234-567-8900 + (123) 1234-567-8901 icon_widget_image wilmer@qodeinteractive.com wilmer2@qodeinteractive.com
Image Alt

Ndërtimi i Varrezave të Reja në Lagjen “Çlirimi” – Investim Strategjik për Infrastrukturën Funerare të Lushnjes

Ndërtimi i Varrezave të Reja në Lagjen “Çlirimi” – Investim Strategjik për Infrastrukturën Funerare të Lushnjes

Përshkrimi i Projektit

Gjatë vitit 2023, Bashkia Lushnje ndërmori projektin për ndërtimin e varrezave të reja në lagjen “Çlirimi”, Njësia Administrative Nr.1, si një nevojë emergjente për zgjerimin dhe sistemimin e infrastrukturës funerare të qytetit. Në këtë procedurë publike fituese u zgjodh kompania “LLAZO” sh.p.k. Objekti përfshinte një gamë të gjerë punimesh ndërtimore dhe infrastrukturore, që përfshinin rrethimin e territorit, ndërtimin e shesheve, parkimeve, rrugëve të brendshme dhe kanalizimeve për ujërat e bardha.
Zona për ndërtim kishte një sipërfaqe të konsiderueshme me terren të ndryshëm, dhe ndërhyrjet u planifikuan për të garantuar qasje të organizuar, akses të sigurt dhe kushte teknike të përhershme për funksionin e saj.

Punimet kryesore të realizuara përfshinë:
  • Ndërtimin e rrethimit perimetral me gjatësi mbi 100 ml, i realizuar me mur tullash dhe beton të armuar, si dhe breza dhe kolona strukturore sipas standardeve të zbatueshme.
  • Sistemimin dhe ndërtimin e shesheve dhe hapësirave të parkimit, duke përfshirë kasonetim, shtrese çakelli, stabilizant dhe punime asfaltimi.
  • Ndërtimin e rrugës kryesore “Allprenaj (Devijimi)” me gjatësi mbi 200 ml, me mbushje rrugore, bordura, trotuare dhe shtresa asfaltike për siguri dhe funksionalitet maksimal.
  • Realizimin e rrugëve të brendshme dhe perimetrale për blloqet e varrezave.
  • Punime të kanalizimit të ujërave të bardha, duke përfshirë gërmime, shtresa mbështetëse me çakull e beton, vendosje tubacionesh HDPE dhe PVC, puseta betoni dhe tombino.

Në kuadër të ndërhyrjes u realizuan:
  • Mbi 10,000 m³ gërmime dhe transport dheu,
  • Mbi 9,000 m³ mbushje me cakull dhe gur gurore të përhapur e ngjeshur me makineri,
  • Rreth 480 m³ beton, për trotuare, kuneta dhe bordura dhe rreth 340 m³ butobeton për muret sipas standartave dhe specifikimeve të projektit,
  • Rreth 6 ton hekur periodik për armim,
  • Mbi 1,100 m² sipërfaqe me shtresë asfalti,
  • 220 ml bordura dhe 200 m² trotuarë me pllaka granili.
Një pjesë thelbësore e ndërhyrjes ishin gjithashtu elementët e sinjalistikës rrugore dhe sistemet mbrojtëse për siguri e qartësi në qarkullim, të cilat përfshinin tabela orientuese dhe vijezime me bojë.
Projekti u realizua në përputhje me të gjitha standardet teknike dhe urbanistike, dhe paraqet një kontribut të qëndrueshëm për infrastrukturën publike të qytetit të Lushnjes.

Project Info

Date: