Quick contact info

Introducing a truly professional WordPress theme built to last! We developed Wilmër for all construction & architecture sites.

icon_widget_image Monday-Friday: 9am to 5pm; Satuday: 10ap to 2pm icon_widget_image 7300-7398 Colonial Rd, Brooklyn, NY 11209, USA icon_widget_image + (123) 1234-567-8900 + (123) 1234-567-8901 icon_widget_image wilmer@qodeinteractive.com wilmer2@qodeinteractive.com
Image Alt

Stabilizimi i Rrëshqitjes së Kodrës së Cfakes në Lagjen Punëtori, Gjirokastër – Ndërhyrje Inxhinierike për Sigurinë e Infrastrukturës

Stabilizimi i Rrëshqitjes së Kodrës së Cfakes në Lagjen Punëtori, Gjirokastër – Ndërhyrje Inxhinierike për Sigurinë e Infrastrukturës

Përshkrimi i Projektit

Gjatë vitit 2024, kompania LLAZO shpk u angazhua për realizimin e punimeve për stabilizimin e rrëshqitjes së masës në kodrën e Cfakes, pranë rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Ky projekt u zhvillua në një nga zonat më të ndjeshme të qytetit të Gjirokastrës, në lagjen “Punëtori”, ku ndodheshin dy pallate me rrezikshmëri të lartë për shembje si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të tokës.
Projekti kishte një rëndësi të veçantë për sigurinë e banorëve dhe infrastrukturës, pasi zona ndodhej në një shpat të pjerrët, me kushte të paqëndrueshme gjeoteknike dhe ndikime të vazhdueshme nga ujerat sipërfaqësore dhe ato nëntokësore. LLAZO ndërhyri në një terren kompleks ku janë konstatuar çarje, deformime dhe rrëshqitje që kërcënonin seriozisht objektet ekzistuese.
Për zgjidhjen e problemit u projektuan dhe zbatuan masa inxhinierike të avancuara, duke përfshirë ndërtimin e perdes me pilota Ø800 mm me thellësi deri 15 metra, trarë betoni të inkastruar në kokë pilotash, mure mbajtëse prej betoni të armuar, si dhe sisteme drenazhimi për të menaxhuar ujërat e shiut dhe ato të përdorura. Gjithashtu, u realizua një rrugë provizore aksesi, skarpata u sistemua dhe u perforcua me sistem Geocell 356×100, kategoria B.
Një pjesë thelbësore e ndërhyrjes ishte sistemimi i ujërave atmosferikë dhe të përdorur, përmes ndërtimit të një rrjeti të ri kanalizimesh, kunetash betoni dhe pusetash të dimensionuara sipas analizave hidraulike. Këto ndërhyrje ishin jetike për të disipuar presionin e ujit në zonat e rrëshqitjes dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës ekzistuese.
Për realizimin e punimeve u përdorën:
  • Mbi 1,400 metra linear shpime Ø800 mm për pilotat,
  • Mbi 800 m³ beton C30/37 me aditivë,
  • Rreth 50 ton hekur armature,
  • Sisteme mbrojtëse me gabione dhe kanale të veshura me Multimat 100
  • Mbi 2,000 m² Geocell dhe mbi 700 m³ mbushje argjilore dhe zhavorri.

Project Info

Date: