Quick contact info

Introducing a truly professional WordPress theme built to last! We developed Wilmër for all construction & architecture sites.

icon_widget_image Monday-Friday: 9am to 5pm; Satuday: 10ap to 2pm icon_widget_image 7300-7398 Colonial Rd, Brooklyn, NY 11209, USA icon_widget_image + (123) 1234-567-8900 + (123) 1234-567-8901 icon_widget_image wilmer@qodeinteractive.com wilmer2@qodeinteractive.com
Image Alt

Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut

Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut

Përshkrimi i Projektit

Gjatë vitit 2024, kompania LLAZO shpk u angazhua në ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT), një objekt me rëndësi strategjike për infrastrukturën rrugore të vendit. Projekti bën pjesë në kuadër të programit kombëtar për modernizimin e menaxhimit të trafikut rrugor, financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare, dhe i zbatuar nën drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Ndërtesa e Qendres Kombetare te Monitorimit te Trafikut (QKMT) është projektuar si një qendër e integruar, teknologjikisht e avancuar, me funksionin e monitorimit, analizës dhe koordinimit të trafikut në rrjetin kombëtar. Objekti përfshin hapësira të dedikuara për monitorim, serverë, kontroll, administratë, call center, emergjenca, dhoma teknike dhe ambiente shërbimi. Sipërfaqja totale e ndërtimit arrin mbi 1700 m², e shtrirë në katet -1 deri në +2.

Sfida kryesore e këtij projekti
 ishte ndërhyrja në një truall të urbanizuar, me struktura të amortizuara, që kërkonte pastrim dhe prishje të kujdesshme në përputhje me standardet e mbrojtjes mjedisore dhe sigurisë. U realizuan një sërë punimesh të avancuara konstruktive dhe teknike.

Qendra është ndërtuar për të menaxhuar në mënyrë efikase monitorimin e 200 km rrugë në fazën e parë, me kapacitete zgjerimi deri në 4000 km, duke përfshirë trafikun, incidentet, sigurinë rrugore dhe koordinimin ndërinstitucional.

Për realizimin e punimeve u përdorën:
  • Mbi 700 m³ beton per strukturen e objektit
  • Rreth 100 ton hekur armature
  • Mbi 13 ton konstruksione metalike dhe rreth 280 m² mbulim me panele sandwich
  • Sisteme per ventilimin dhe kondicionimin e objektit sipas standarteve europiane

Project Info

Date: