Gjate vitit 2017, LLAZO u përzgjodh fitues I garës konkuruese, organizuar nga Bashkia Lushnjë për realizimin e projektit me objekt “Sistemim dhe Asfaltim I rrugës Sejmen”. Në kuadër të përmirësimit dhe sistemimit të infrastrukturës rrugore, u pa e arsyeshme sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Sejmen, duke u nisur nga gjendja e rënduar ekzistuese e saj. Gjithashtu kjo rrugë bën lidhjen e të gjithë zonës së fshatit me njësinë administrative, duke lehtësuar akseset e levizjeve dhe përmirësimin e jetesës në komunitet.
Ne u angazhuam menjëherë me verifikimin në terren të projektit, evidentimin e infrastruktures informale të zonës, muret rrethuese, gardhet, urat e kalimit, kuotat e vendosjes së ujesjellesit dhe rrjetit elektrik. Gjendja aktuale e rrugës ishte plotesisht e amortizuar pothuajse me një kalim përgjatë gjithë gjatësisë së saj, si pasojë e rritjes së bimësisë karakteristike të zonës në të dy anët e rrugës. Segmenti rrugor në gjendjen aktuale ishte pothuajse i pakalushëm për mjetet e ulta, ndërsa ato më të medha mund të ecnin vetëm me shpejtësi minimale.
Menjëherë pas rilevimit topografik, u vendosën kuotat e rrugës, u përcaktua qarte drejtimi i trasesë së rrugës. Për të realizuar me suksese projektin na u desh të negocionim me banorët e zonës edhe për spostimin e mureve, gardheve, urave të cilat kishin zënë trasenë e rrugës, pasi rruga rrethohej nga fusha dhe godina banimi të morfologjisë shtëpi banimi 1-2-3 kate me stile të ndryshme arkitektonike dhe të vendosura jo në një vijë të drejtë ndërtimi duke mos respektuar distancat nga rruga ekzistuese, duke e kthyer atë në një rrugë tepër të ngushtë. U desh të skarifikohej skarpati i kodrës për të eleminuar risqet e rrëshkitjës së dherave.
U realizua e gjithë paketa e shtresave, 220 m3 mbushje me cakull mobil, 11,600 m2 stabilizant, 9,400 m2 binder dhe asfaltobeton, gjithashtu në terrenin kodrinor kanal anësor prej betoni për organizimin e ujrave sipërfaqësore. Realizimi i projektit u bë duke respektuar kohën, buxhetin dhe sipas cilësisë së kerkuar.
Të gjitha rezultatet laboratorike, kontrolli ngjeshjes se tabanit, shtresave, betonit dhe asfaltobetoneve rezultuan konform specifikimeve teknike te KTZ dhe KTP.